Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih është takuar edhe me filantropistin Alexander Soros, djalin e George Soros.
Vetë Soros ka publikuar një fotografi me Kurtin,duke thënë se kishte një takim të shkëlqyer me të parin e ekzekutivit kosovar.
“Takim i shkëlqyer me Kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti. #MSC2020”, ka shkruar ai.
Excellent meeting with Kosovo’s new Prime Minister @albinkurti 🇽🇰 #MSC2020 pic.twitter.com/c7y9spE1bk
— Alex Soros (@AlexanderSoros) February 18, 2020
Alexander Soros është nënkryetar i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur dhe një nga Drejtuesit e Rinj Global të Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2018. Ndërkaq, babai i tij George Soros është pronar i fondacionit “Shoqëri e Hapur” që promovon politikat liberale e demokratike në vendet me demokraci të re. /Telegrafi/