Telegrafi

Kurti: U ktheva në Kosovë, votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas votimit në zgjedhjet e Shqipërisë.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë e kanë dashur dhe se votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë.

“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar Kurti.

Lexo po ashtu Kurti voton në Shqipëri: I ftoj të votojnë të gjithë ata që kanë pasaportë shqiptare

Ndërkohë që Kurti është kritikuar për votimin e tij në zgjedhjet e Shqipërisë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj duke reaguar ndaj vizitës dhe të bërit fushatë në Shqipëri të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Njerëzit po infektohen edhe më shumë, të tjerët po vdesin në mungesë të vaksinave e kryeministri Kurti me ministrat e tij por bëjnë xhiro me xhipa e deklarata për mot të mirë në Shqipëri. Por parashikimet në Kosovë nuk janë të tilla z. Kryeministër. Janë të errëta dhe për të cilat do të mbash përgjegjësi”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndërsa, Eugen Cakolli nga KDI thotë se kjo është e papranueshme. /Telegrafi/