Site icon Telegrafi

Kurti u kritikua për vizitën në SHBA, reagon këshilltari i Konjufcës: Shumë shpejt i shihni rezultatet

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, iu është përgjigjur kritikave për vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai përmes një shënimi në Facebook thotë se kryeministri Kurti po e përfaqëson dinjitetshëm potencialin e vendit tonë në vizitën të cilën po e realizon në ShBA.

Kërçeli tha se vizitat në kompaninë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së janë përfaqësimi më i mirë që mund t’i bëhet vendit.

“Diplomacia ekonomike të cilën për herë të parë kaq direkt dhe kaq të qëlluar po e zhvillon kryeministri me kabinetin e tij, është ajo qe na ka munguar këto vitet e fundit”.

Lexo po ashtu Hoxha: Nuk jemi të radhitur mirë në agjendën e SHBA-së

“Vizitat në kompanitë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së është përfaqësimi më i mirë që mund të na bëhet në këtë kohë kur vendit tonë i duhen vende pune për rininë e cila po largohet nga pamundësia që talentet e tyre t’i kthejnë në vende pune”.

Kërçeli, megjithatë thotë se kjo Qeveri qëndron mirë edhe në diplomaci ushtarake dhe në diplomaci klasike.

“Shumë shpejt keni për t’i pa rezultatet”, ka përfunduar Kërçeli./Telegrafi/

Exit mobile version