Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve serbë që t’i konvertojnë targat e tyre në RKS.
Derisa kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundimin e afatit të caktuar nga Qeveria për konvertimin e targave nga qytetarët serbë, Kurti shtoi që targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovë.
Ai po ashtu tha se sot kanë takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
“Ne sot kemi takim me Ursula Von der Leyen, kemi aktivitetet tona ditore dhe ftoj të gjithë qytetarët serb të cilët i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Këtë koment, Kurti e bëri pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë. /KP/