Site icon Telegrafi

Kurti: I tronditur nga sulmi në Teksas, mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit që ndodhi në një shkollë në Uvalde në Teksas, ku humbën jetën 19 nxënës dhe 2 mësues.

Kurti përmes reagimit në Twitter ka shkruar se është i tronditur nga ky rast.

“I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm. Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Të paktën 19 nxënës nga mosha 7 deri në 10-vjeç dhe dy të rritur janë vrarë, kur një 18-vjeçar shtiu me armë në një shkollë fillore në Teksas, kanë njoftuar autoritetet lokale të këtij shteti amerikan.

Në këtë sulm është vrarë edhe sulmuesi, që gjithashtu ishte nxënës i shkollës ku kreu sulmin, që pa ndihmën e dikujt tjetër filloi të qëllojë me armë nga njëra klasë në tjetër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version