Site icon Telegrafi

Kurti: I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Arton Turkaj

Kryeministri Albin Kurti, ka ngushëlluar familjarët dhe gazetarët për ndarjen nga jeta të gazetarit Arton Turkaj.

Kurti tha se, para ardhjes së gazetarëve në pritjen e fundvitit të organizuar nga ai, ka mësuar për ndarjen nga jeta të gazetarit Arton Turkaj.

Lexo po ashtu Vdes gazetari Arton Turkaj

“Para ardhjes tuaj këtu, e kemi mësuar lajmin e trishtë të ndarjes së hershme nga jeta e kolegut tuaj, Arton Turkaj. Janë të shumta komentet satirike të tij, të cilat i kam parë e që do të na mungojnë. Do të na mungojë Artoni. Ngushëllime familjarëve të gjithë e secilit prej juve. Ngushëllime të gjithë juve, e të gjithë neve”, ka thënë Kurti, në takim me gazetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version