Site icon Telegrafi

Kurti tregon se pse nuk shkoi në takim me presidentin Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, as sot nuk i ka shkuar në takim presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Kurti para mediave ka thënë se nuk ka shkuar që të takohet me presidentin Thaçi, pasi që është informuar vonë për takim, transmeton Telegrafi.

“Sot isha shumë i zënë me një agjendë të parapërgatitur. Mbrëmë teksa shkoja për në llap në tubimin me të rinjtë atje, meqenëse me 15 mars të dielën janë zgjedhjet, dhe ne kemi kandidatin tonë, deputetin e nderuar, profesorin e nderuar, Shpejtim Bulliqin, më njoftuan pra mbrëmë se sot kisha takim, e kisha të pamundur, i kam thënë se të premten pasdite mund të takohemi”, ka deklaruar Kurti, përcjell Telegrafi.

Shefi i ekzekutivit, ka thënë se me Thaçin do të takohen si krerë të institucioneve dhe se mospajtimet që i kanë duhet t’i mbajnë brenda dhe të mos paraqiten jashtë.

Ndryshe, presidenti Thaçi ka thënë se takimi i tij me Kurtin, mund të jetë i pavlerë nëse do të merret ndonjë vendim i papritur për Kosovën.

Lexo po ashtu Thaçi: Takimi me Kurtin mund të jetë i pavlerë, pas ndonjë vendim-marrje të papritur që mund të vij për vendin tonë

“Dua të shpresoj se kryeministri ta gjej kohën për tu takuar, jo pse e ka obligim po përgjegjësi, si lider i partisë dhe si kryeministër aktual, në mënyrë që takimi ynë të mos jetë i pavlerë, në ndonjë vendim marrje të papritur që mund të vjen për vendin tonë dhe qytetarët tonë”,  ka deklaruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version