Kryeministri i vendit, Albi Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të shoh të gjitha mundësitë për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kroacisë, pasi sot u godit nga tërmeti.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, tha se “Zagrebin sot e zgjoi tërmeti prej 5.4 ballëve. Në kohën kur institucionet kroate po luftojnë me virusin corona, sot ato duhet të merren edhe me pasojat e tërmetit. Dëmet materiale janë të mëdha por fatmirësisht duket se pa viktima në njerëz”.
“Si Qeveri e Kosovës do t’i shohim të gjitha mundësitë për të ofruar ndihmën tonë institucionale. Uroj që Qeveria e Kroacisë, Kryeministri i saj z. Andrej Plenkovië, të ja dalin mbanë e të mos kenë nevojë për ne të tjerët. Gjithsesi, trupat tanë të FSK-së janë të gatshëm si përherë t’i dalin në ndihmë miqve tanë.”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/