Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur angazhimin e Kosovës si një anëtar proaktiv në Procesin e Berlinit, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për integrimin evropian të rajonit.
Në një postim në “X”, Kurti theksoi se gjatë shënimit të 10-vjetorit të këtij procesi, Kosova do të vazhdojë të mbështesë vlerat dhe rregullat evropiane.
“Procesi i Berlinit ka afruar rajonin tonë dhe na ka lëvizur përpara drejt integrimit në BE. Kosova do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në këtë proces,” tha Kurti.
Ai gjithashtu ndau disa marrëveshje të reja dhe deklarata të miratuara në këtë përvjetor, përfshirë:
-Marrëveshja për Qasjen në Arsimin e Lartë dhe Pranimin për Studime në Ballkanin Perëndimor;
-Deklarata e gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi Tregun e Përbashkët Rajonal 2025-2028 dhe Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2025-2028;
-Deklarata mbi Rikonfirmimin e Marrëdhënieve të Fqinjësisë së mirë dhe Bashkëpunimit Rajonal;
-Deklarata mbi Standardet Rajonale të Ekzaminimit të Investimeve të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor;
– Deklarata mbi Aneksin dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit
Këto dokumente janë një dëshmi e angazhimit të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të avancuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Last Monday, we marked the 10th anniversary of the Berlin Process, which for a decade has brought our region closer together and moved us forward toward EU integration. Kosova has been, and will be, a proactive member and a standard-bearer in the Berlin Process, advocating for…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 21, 2024