Site icon Telegrafi

​Kurti: Me Thaçin patëm përafrime për Minishengenin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se takimin me presidentin Hashim Thaçi e kishte pa shtrëngim duarsh.

Kurti në një konferencë për media tha se ishte një takim për bashkëpunim, sidomos për politika të jashtme.

“Në takim janë hapur një mori temash, prej Minishengenit e deri dialogu, energjia etj. Takimi ishte i rëndësishëm. Ishte takim substancial. Ndërpritem takimin në momentin që morëm informacionin se janë konfirmuar dy raste me coronavirus”, tha Kurti.

Ndërsa, nuk përjashtojë mundësinë se ka pasur përafrim në takimin me Thaçin, në këtë rast për Minishengenin.

Lexo po ashtu Thaçi pas takimit me Kurtin: Pres t’i drejtohem Kuvendit për të raportuar për takimin në Uashington

Presidenti po ashtu e vlerësoi këtë takim si shumë të hapur dhe përmbajtjesor.

Ai tha se kanë diskutuar për çështje të brendshme dhe për politikën e jashtme dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Vlerësoj se pas takimeve që kam zhvilluar me liderët e partive, takimi me kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndodhin dhe ndermirën nga institucione te Republikës së Kosovës, prandaj konstatoj se takimi ka qenë i gjatë dhe përmbajtjesor, mendoj shumë i hapur ku janë diskutuar gjëra të cilat kemi pasur vlerësoj mendime konstruktive”.

“Është diskutuar për çështjet e brendshme, por edhe të politikes së jashtme, ku janë prioritet nacionale të Kosovës dhe qytetarëve, për reformat që duhet të ndodhin që të lëvizim drejt perspektives evropiane, për zhvillimet dhe mundësitë e reja. Për rolin dhe fuqizimin e Kosovës, në arenën ndërkombëtare, gjithashtu edhe për Dialogun Kosovë-Serbi”, tha Thaçi./Telegrafi/

Exit mobile version