Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar si pengmarrje pjesëmarrjen e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, në seancën e sotme të Kuvendit.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është shtet i kapur kurse Teutë Rugova është e marrë peng para syve të dy milionë qytetarëve.
Teuta Rugova mori pjesë në seancën e sotme të thirrur me propozimin e Kryeministrit Haradinaj, duke bërë të mundshëm kuorumin që të niste seanca për votimin e ekipit të ri dialogues të Kosovës. /Telegrafi/