Site icon Telegrafi

Kurti: Të trishtuar me vdekje e presidentit të PE-së, David Sassoli, mikut të Kosovës

Sot ka vdekur presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndërsa kryeministri i vendit, Albin Kurti theksoi se ndihen të trishtuar nga lajmi për vdekjen e Sassolit, mikut të Kosovës.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se Sassoli solli vlerat evropiane në institucionet e BE-së.

“Të trishtuar nga lajmi për vdekjen e David Sassolit, presidentit të Parlamentit Evropian, mikut të Kosovës dhe njeriut që vërtet solli vlerat evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht”, shkruan Kurti.

Lexo po ashtu Vdes presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka vdekur, njoftoi zyra e tij herët në mëngjesin e së martës.

Ai ndërroi jetë pas një “komplikacioni të rëndë”, që kishte të bënte me sistemin e tij imunitar.

“Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndërroi jetë në orën 1:15 të mëngjesit të 11 janarit në spitalin në Aviano, Itali”, ka shkruar zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version