Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta vizitojë selinë e NATO-s, ku do të ketë takim me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Kurti do ta zhvillojë vizitën më 29 prill, njofton Organizata Veriatlantike.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka udhëtuar për në Bruksel ku do të ketë takime me udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian, përcjell Klan Kosova.