Site icon Telegrafi

Kurti të premten pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Welch

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të premten pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Ndërsa Welch në rrjetin social X, ka shkruar për takimin me Kurtin, duke thënë se pret me padurim të diskutojë për Ballkanin Perëndimor.

“Bashkë me Peter Ëelch do të sigurojmë  aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, shkroi Shaheel.

Senatorja Shaheel, muaj më parë loboi që Senati amerikan të përfshijë Kosovën në trajnime me forcat amerikane.

Shaheen një anëtare e lartë e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, ka përmbledhur një mori prioritetesh në kuadër të këtij projektligji ku përfshihet edhe adresimi i situatës së sigurisë në Ballkan.

Senatorja ndihmoi në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte një autoritet ekzistues për Departamentin e Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe do ta zgjeronte atë autoritet për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version