Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të mbajë një takim online në Universitetin e Harvardit.
Kjo është bërë e ditur nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard, të cilët e kanë ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për një bisedë në Universitetin Harvard, në bashkëpunim me Harvard Institute of Politics dhe Harvard Kennedy School, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit, biseda do të moderohet nga profesori i njohur i Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ambasadori Nicholas Burns, transmeton Telegrafi.
Biseda do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin You Tube të Shoqatës së Studentëve të Harvardit live në orën 12:00 të Bostonit, ndërsa në Kosovë i bie të transmetohet në ora 18:oo.
https://www.youtube.com/channel/UCSRqLkjurSsuiQcXAdxa_TA
Për më tepër, studentët, pedagogët, studiuesit dhe të ftuarit e tjerë të Harvardit do të jenë në gjendje t’i bëjnë kryeministrit pyetje gjatë këtij aktiviteti./Telegrafi/