Situata aktuale politike dhe përkeqësimi i demokracisë në Bjellorusi, u diskutuan në takimin që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati me lideren opozitare të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya.
Kurti e vlerësoi guximin dhe angazhimin e Tsikhanouskaya për një Bjellorusi demokratike.
Ai tha se me vendosmërinë dhe përkushtimin e saj, ajo ka fituar mbështetjen e demokracive botërore.
“Ishte kënaqësi të takoja Tsihanouskaya-n. Qëndrueshmëria, guximi dhe vendosmëria e saj për një Bjellorusi demokratike ka frymëzuar shumë njerëz dhe ka mbledhur mbështetjen e demokracive botërore”, ka shkruar Kurti, përcjell Telegrafi.
It was a pleasure meeting @Tsihanouskaya. Her resilience, courage and determination to a democratic Belarus has inspired many and gathered the support of world democracies. pic.twitter.com/iilYgvGNwE
— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2022
Liderja opozitare bjelloruse tha që sikurse kryeministri Kurti që ishte arrestuar para më shumë se 20 vitesh në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë, edhe bashkëshorti i saj po mbahet në burg padrejtësisht.
Ajo e falënderoi Qeverinë e Kosovës që u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Bjellorusisë dhe tha se populli bjellorus e çmon këtë solidaritet.
Our first in-person meeting – and I felt a connection with Kosovo PM @albinkurti. Like my husband Siarhei, he was sentenced to years in prison for standing for democracy 20 years ago. I thanked Kosovo for joining sanctions – Belarusians appreciate such solidarity. #MSC2022 pic.twitter.com/bKOqyZdfuY
— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) February 19, 2022
“Takimi ynë i parë ballë për ballë, me ç’rast e ndjeva një lidhje me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ashtu sikurse bashkëshorti im Siarhei, ai u dënua me vite burg për mbrojtjen e demokracisë, 20 vjet më parë. E falënderova Kosovën që iu bashkua sanksioneve – bjellorusët e vlerësojnë një solidaritet të tillë”, ka shkruar Tsihanouskaya.
Sviatlana Tsikhanouskaya ishte kandidatja e opozitës në zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë në vitin 2020.
Ajo kandidoi në zgjedhje pas arrestimit të bashkëshortit të saj nga autoritetet bjelloruse, me shpresën se do të mund t’i ndihmojë atij dhe popullit të saj që ta largojë pushtetin antidemokratik./Telegrafi/