Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës së sotme Drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.
Zyra e Kryeministrit njofton se progresi demokratik në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe angazhimi për gjithë-përfshirje gjatë ndërtimit të politikave ishin në fokus të bisedimit.
“Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të znj. Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet duke përfshirë demokratizimin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale”, vijon njoftimi.
Ky ishte takimi i tretë për këtë vit në kryeministri ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Drejtores Soderberg.
“Së bashku me komunikimin e vazhdueshëm konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm, dhe kontributin e përbashkët për zhvillim dhe fuqizim të demokracisë”, thuhet mes tjerash ne njoftim./Telegrafi/