Pas ftesës nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar lidhur me mocionin për rrëzimin e Qeverisë, lideri i VV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me Mustafën.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se u pajtuan që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.
“Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Mustafa kishte bërë të ditur se do të takohet edhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti për këtë çështje. /Telegrafi/