Site icon Telegrafi

Kurti takon homologun nga Lihtenshtajni, diskutojnë mbi thellimin e marrëdhënieve

Pjesëmarrjen në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryeministri Albin Kurti e filloi me takimin bilateral me homologun e tij nga Lihtenshtajni, Daniel Risch.

Ky takim u zhvillua teksa në Prishtinë përfaqësues të dy qeverive po zhvillojnë raundin e katërt të diskutimeve rreth marrëveshjes për EFTA, për çka kryeministri Kurti u shpreh optimist për finalizimin e saj që do të kontribuonte në rritjen e raporteve ekonomike dhe tregtare.

Duke qenë përkrahëse e vazhdueshme ndaj proceseve integruese të Kosovës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e Lihtenshtajnit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

Në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale, Kurti dhe Risch diskutuan edhe mbi lehtësimin e bashkëpunimit tregtar përmes eliminimit të tatimit të dyfishtë. /Telegrafi/

Exit mobile version