Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka falënderuar zonjën Albright për punën e palodhshme të MCC për të mundësuar Kompaktin e Kosovës.
“Një nder i veçantë që takova MCC_CEO, znj. Alice Albright dhe nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-s për të mundësuar Kompaktin, që do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë dhe rikonfirmon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
A special honor to meet @MCC_CEO Ms. Alice Albright & kick-off Kosova Compact Negotiations. I thanked her for MCC's tireless work in enabling the Compact, which is set to become the largest investment in the 🇽🇰 energy sector & reaffirms the close bond our countries share. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/rDSI1yxI5n
— Albin Kurti (@albinkurti) May 6, 2022
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. /Telegrafi/