Site icon Telegrafi

Kurti takon disa liderë të rajonit në Mostar (Foto)

Gjatë një vizite në Bosnjë dhe Hercegovinë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, Kurti ka takuar atje edhe disa liderë të rajonit.

Siç ka bërë të ditur vetë Kurti, përmes një postimi në Facebook, ai ndër tjerash ka takuar edhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, atë të Greqisë, Aleksis Cipras, të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, si dhe të Malit të Zi, Dushko Markoviq.

“Mbrëmë, me rastin e përvjetorit të 14-të të rindërtimit të Urës së Vjetër të Mostarit nga mesi i shekullit XVI, parakaluam simbolikisht tek ajo udhëheqës politikë e shtetërorë nga rajoni, si dhe diplomatë e ambasadorë të shumtë në Bosnje dhe Hercegovinë. Aty ishin edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i Greqisë, Aleksis Cipras, i Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deputeti i SPD-së në Bundestagun gjerman, Josip Juratoviq, ambasadori i Greqisë në B&H, Georgios Iliopoulos etj. Nën organizimin e Qendrës për Paqe nga Mostari kjo ngjarje u pasua me biseda midis neve të ftuarve, gjatë darkës pranë lumit Neretva”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version