Site icon Telegrafi

Kurti takon ambasadorin turk

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Glauk Konjufca dje pritën në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Kurti falënderoi ambasadorin e Turqisë për rolin e saj në ndërhyrjen e NATO-s në ndaljen e gjenocidit të Serbisë para 20 vjetëve, në njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës para 11 vjetëve, dhe, në ndihmën humanitare dhe mbështetjen me projekte zhvillimore.

Ambasadori Sakar vlerësoi rolin e Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike në Kosovë dhe shprehu interesimin për të mësuar për idetë, pikëpamjet dhe qëndrimet e Vetëvendosjes.

Në takim të dy palët theksuan rëndësinë e mbarëvajtjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, dhe avancimin e tyre sidomos në aspektin ekonomik.

Exit mobile version