Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti sot ka takuar ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori ku biseduan për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve si dhe prioritet e ardhshme të qeverisë së re.
Përmes një njoftimi, thuhet se qeveria e ardhshme Kurti krahas përballjes me pandeminë, punësimit dhe drejtësisë, ka prioritet edhe mbështetjen e të rinjtë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
“Deri më tani me një mbështetje të vogël, e në pjesën më të madhe të munguar nga shteti, rinia jonë ka demonstruar një talent të lartë e të çmueshëm në ndërmarrësi dhe teknologji. Ne jemi të interesuar që ata të kenë sa më shumë hapësirë e mundësi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/