Site icon Telegrafi

Kurti takoi ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në takim, u shprehën urime e suksese të përzemërta nga ambasadori austriak z.Christoph Weidinger, dhe ndër të tjera Kryeministri Kurtit iu ofrua bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe ndihmë të pakursyer në edukim, sidomos në punësimin e grave, zhvillimin ekonomik me theks të veçantë investimet e huaja dhe integrimin evropian.

Kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadorin austriak z. Weidinger për mbështetjen dhe afërsinë që e ka treguar ai personalisht, por edhe i gjithë shteti i tij në përgjithësi. /Telegrafi/

Exit mobile version