Në mesin e shumë takimeve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot edhe ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Sipas komunikatës për medie, Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për pritjen me nderime të larta nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysée.
Po ashtu, Ambasadorja Butel e vlerësoi takimin e 23 qershorit si përmbajtësor.
“Të arriturat kryesore të Qeverisë në këta tre muaj, puna drejt reformave thelbësore, forcimi i shtetit të së drejtës si dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i Kosovës, ishin mes temave të diskutuara në këtë takim miqësor ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ambasadores Butel”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/