Site icon Telegrafi

Kurti takon akademikun britanik Noel Malcolm, thotë se ndihmoi të vërtetën për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten ka takuar akademikun dhe historianin e njohur britanik, Noel Malcolm.

Kurti tha se Malcolm kishte idenë për të argumentuar të vërtetën e Kosovës dhe ky libër ndihmoi shumë Kosovën.

Në premierën e dokumentarit të Malcolm dhënë në Prishtinë, Kurti theksoi se autori me botimin e librit për Kosovën u frymëzua për libra të tjera për shqiptarët.

“Profili i tij është po aq mahnitës sa edhe vepra e tij e shkruar. Këtë e dëshmoi edhe filmi dokumentar për të. Me mbresat më të mira nga dokumentari për të dhe me vlerësimet më të larta për veprat e tij historiografike, sonte patëm nderin e jashtëzakonshëm që ta mirëpresim në Prishtinë, Sir Noel Malcolm”, shkroi Kurti.

Sir Noel Robert Malcolm është gazetar politik, historian dhe akademik.

Ai mori titullin “Sir” për shërbime ndaj akademisë, gazetarisë dhe historisë europiane.

Dy librat më të rëndësishëm për rajonin deri më sot janë “Bosnia: A short history” dhe “Kosovo: A short history”. Libri i tij i fundit titullohet “Agjentët Perandorakë”, i cili ka në qendër dy familje shqiptare nga Ulqini.

Libri “Kosova: Histori e shkurtër” është publikuar në vitin 1998, në kohën e luftës së Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version