Site icon Telegrafi

Kurti takoi kryeministrin e Greqisë, biseduan për energjinë solare dhe të erës në Kosovë

Në Mynih, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim bilateral me homologun grek,  Kyriakos Mitsotakis, gjatë të cilit u diskutua për çështje me interes të përbashkët.

Sipas një njoftimi për media thuhet se zhvillimi ekonomik, qeverisja e mirë, bashkëpunimi në rrafshin ekonomik dhe tregtar, mundësitë për investime në Kosovë, procesi i dialogut dhe rregullorja e Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, ishin temat kryesore.

Ndërkaq, në njoftim po ashtu bëhet e ditur se theks të veçantë gjatë këtij takimi, Kurti i dha prioritizimit që i ka bërë Qeveria energjisë së ripërtërishme dhe mundësitë që Kosova ofron për investime në këtë sektor.

“Ai e njoftoi kryeministrin Mitsotakis se pas ankandit të parë solar 100 MW, do të ketë edhe një ankand tjetër për energji të erës, i cili paraqet një mundësi të re dhe shtesë për investime në Kosovë nga kompani greke”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version