Site icon Telegrafi

Kurti takoi kryeministren e Finlandës, biseduan për rritjen e numrit të ushtarëve finlandezë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Duke e falënderuar për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë, Kurti theksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. U bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandezë në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR)”.

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/

Exit mobile version