Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim komandatin e KFOR-it, Michele Risi.
Ky takim u paralajmërua dje nga kryeministri Kurti, gjatë një konference për media ku foli për marrëveshjen “sekrete” të ish-kryeministrit tashmë presidentit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me implikimet e mundshme kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill të vitit 2013 ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Në letrën e Kurtit drejtuar Osmanit thuhet se “përmes kësaj marrëveshje, kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar”. /Telegrafi/