Site icon Telegrafi

Kurti takoi ambasadorin italian në Kosovë, diskutojnë për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin italian në Kosovë,  Nicola Orlando dhe zëvendësin e tij,  Matteo Corradini.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se, ambasadori Orlando uroi që gatishmëria e Kurtit të mund të realizojë një hap të rëndësishëm për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti, nga ana e tij, nënvizoi shqetësimin e çdo vendimi të gatshëm e që nuk përfshinë pjesëmarrjen dhe që e mënjanon përfaqësimin.

“Ne kërkojmë një dialog që të mbështetet mbi baza të pjekura dhe jo të ngutura”, ka deklaruar Kurti.

Në përfundim të takimit, kryeministri Kurti falënderoi Italinë për rolin e luajtur në KFOR dhe ritheksoi vendosmërinë e tij për të vepruar në dakordësi në kontakt me Misionin e KFOR-it dhe komandantin e saj./Telegrafi/

Exit mobile version