Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se në takim me Josep Borrell ka kërkuar më shumë vëmendje për procesin e Berlinit, e po ashtu të mos injorohet lufta hibride në rajonin tonë.
“Ne po përballemi me luftë në Evropë. Sanksionet kundër Rusisë janë minimumi që mund të bëjmë. I kërkova Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell për më shumë vëmendje për procesin e Berlinit dhe të mos injorojë luftën hibride në rajonin tonë”.
Ndryshe, në Forumin për Diplomaci në Antalia të Turqisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panel diskutimi, si dhe zhvilloi disa takime bilaterale.
Kryeministri ka takuar edhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Kurti ka takuar edhe ministrin e jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe mandatarin për krijimin e qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq. /Telegrafi/
We have a war in Europe. Sanctions against Russia are the bare minimum we can do. I asked EUHR @JosepBorrellF @AntalyaDF for more attention on WB6 and not to ignore the Russian proxies and hybrid war in our region. pic.twitter.com/08sNA5Ui1S
— Albin Kurti (@albinkurti) March 12, 2022