Telegrafi

Kurti takohet me ambasadorin e Zvicrës, e njofton me qëndrimet e VV-së për dialogun

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Kurti në këtë takim e ka njoftuar ambasadorin zviceran për qëndrimet e partisë që drejton, në lidhje me temën e dialogut.

“Në takim u bisedua edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vendin tonë dhe korrupsionin e lartë. Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin Lebet me programin e Lëvizjes dhe propozimet tona për të dalur nga kjo krizë duke stimuluar zhvillimin ekonomik për krijimin e vendeve të punës si dhe për shtetin e së drejtës i cili e mban ligjin mbi politikën”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Kurti dhe ambasadori zviceran në Kosovë janë zotuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.  /Telegrafi/