Telegrafi

Kurti sot takim kokë më kokë me homologun e tij grek, Mitsotakis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Athinë të Greqisë, me ftesë të homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kurti mori pjesë në darkën joformale së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ku diskutuan mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit.

Lexo po ashtu Kurti në Athinë, shtrëngon duart me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky

E në kuadër të kësaj vizite, Kurti sot do të ketë takim kokë më kokë me homologun e tij grek.

Telegrafi mëson se takimi pritet të zhvillohet rreth orës 10:45 (me kohë lokale të Greqisë).

Kujtojmë se Kurti mbrëmë pati rastin të përshëndetet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili gjithashtu ishte i ftuar në darkën joformale së bashku edhe me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së. /Telegrafi/