Site icon Telegrafi

Kurti sot viziton Prizrenin dhe Malishevën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot do të jetë për vizitë në komunën e Prizrenit dhe Malishevës, në mënyrë që të njihet për së afërmi me gjendjen në këto komuna për shkak të pandemisë COVID-19.

Kurti një ditë më parë vizitoi Gjakovën, Klinën dhe Pejën, ndërsa ka vizituar edhe Kamenicën dhe Gjilanin.

Ndryshe, deri tani në Kosovë numri i të infektuarve me coronavirus është 224, viktima janë shtatë, ndërsa të shëruar 37. /Telegrafi/

 

Exit mobile version