Telegrafi

Kurti: Sot kemi mbrojtur 8200 hektarë të Kosovës

Lideri i Lëvizjes vetëvendosje pas përfundimit të seancës së sotme ku u tërhoq ligji për Demarkacionin u është drejtuar qytetarëve duke u thënë se : “Sot keni fituar ju!”.

“Sot në parlamentin e Kosovës më shumë dëgjohej zëri juaj se sa i deputetëve. Duke iu falënderuar peticionit, protestave dhe demonstratave më të mëdha pasluftës dhe duke iu falënderuar gjithë ekspertëve që na ka dëshmuar se hektarët në bjeshkët e Kosovës i takojnë Kosovës . Duke iu falënderuar deputetëve të Kosovës e në veçanti atyre të Vetëvendosjes por edhe deputetes Vjosa Osmani, Nait Hasani që iu nuk nënshtruan Kadri Veselit. Sot kemi korr fitore historike duke mbrojtur 8200 hektarë Kosovës”, tha Kurti.

Ai kërkoi edhe lirimin e të gjithë siç tha ai “të burgosurve politik”.