Site icon Telegrafi

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Thaçi: I ndjeri do të kujtohet për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçit.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se për të ndjerin, kryeministri u shpreh se do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin.

Lexo po ashtu Nga Hasan Prishtina te Hashim Thaçi - Kurti kujton figurat historike që quan në themelimin e shtetit të Kosovës

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në letër ngushëllim.

Babi i Hashim Thaçit ndërroi jetën në moshën 86 vjeçare. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version