Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Kosovë, Faisal Ghazi Hafizi, me të cilin biseduan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.
Gjatë takimit Kryeministri Kurti tha se “kontributi dhe roli i Arabisë Saudite për pavarësinë e vendit sikurse dhe ndihma socio-ekonomike dhe mbështetja e vazhdueshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi se Kosova dhe Arabia Saudite janë miq dhe partnerë me lidhje të shumta dhe të mira.
Kryeministri e falënderoi Arabinë Saudite për mbështetjen që ajo i kishte dhënë Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në 2011 konkludoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme.
Ai shtoi se qeveria që udhëheq është e gatshme të rris bashkëpunimin me qeverinë e Arabisë Saudite në shërbim të marrëveshjeve të reja mes dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, që i përgjigjen interesave të përbashkëta.
Kryeministrit po ashtu përmendi dhe potencialin e Kosovës për turizëm dhe agrokulturë duke marrë parasysh pozitën e saj gjeografike në Ballkan.
Ambasadori Hafizi e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen.
Ai ia përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet nga mbreti dhe familja mbretërore e Arabisë Saudite.
U shpreh se vendet dhe popujt tonë kanë lidhje vëllazërore, kulturore dhe fetare, dhe tha se do të punojë në konsolidimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona. /Telegrafi/