Telegrafi

Kurti shkarkon të gjithë koordinatorët e emëruar gjatë qeverisjes Haradinaj

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Kurti shfuqizoi disa nga vendimet që ishin marrë nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj.

Përveç shfuqizimit të vendimit për rritjen e pagave dhe vendimit për përfitimet financiare të kabinetit qeveritar pas mandatit, Qeveria Kurti mori vendim edhe për shkarkimin e koordinatorëve.

Ekzekutivi votoi për shkarkimin e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, Koordinatorit Nacional për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit, atij për kulturë rini dhe sport, udhëheqësit të projektit për menaxhimin dhe kontrollin e qeneve endacakë, koordinatorit nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, koordinatorit nacional për integrim dhe anëtarësim në NATO. /Telegrafi/