Site icon Telegrafi

Kurti: Serbia po ankohet jo për këmbimin e dinarit me euro, por për ndalimin e thasëve me para në kufi

Në fjalën e tij para OKB-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Banka Qendrore e Kosovës po sigurohet mbështetja financiare për serbët në Kosovë nga Serbia të mos pengohet.

“Rregullorja e BQK-së nuk e ndalon e as nuk e pengon Serbinë të dërgojë para për Serbët e Kosovës. Çdo gjë e kundërt me këtë është propagandë. Rregullorja përcakton rregullimin e dërgimit të parasë në mënyrë të ligjshme”.

Sipas Kurtit, rregullorja synon që të ofrojë transparencë dhe ligjshmëri sa i përket importit të parave në Kosovë, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe politikës monetare të Bashkimit Evropian.

Ai thotë se rregullorja nuk kërcënon serbët por sipas tij përkundrazi mbron ata nga grupet kriminale.

Lexo po ashtu Kurti i përgjigjet Vuçiqit në OKB për "persekutimin e serbëve": Pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocidin në Ballkan

“Kur serbët e Kosovës bashkëpunojnë me ne, ata kërcënohen me je dhe ju digjen makinat. Kur serbët e Kosovës kërkojnë të takohen me ne ata e bëjnë këtë fshehtas pasi jeta e tyre kërcënohet. Kjo duhet të ndalohet. Beogradi nuk duhet të lejohet që të financojë pafund kriminelët e vet në Kosovë. Ky është problemi i vërtetë i Serbisë”.

“Serbia po ankohet jo për këmbimin e dinarit me euro, por për ndalimin e thasëve me para në kufi. Ata ankohet jo për shkak të brengave që kanë për qytetarët serb por ato tubacione të parave në veri po ndalen”.

Në fjalën e tij para OKB-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Banka Qendrore e Kosovës po sigurohet mbështetja financiare për serbët në Kosovë nga Serbia të mos pengohet.

“BQK i ka dërguar një letër Bankës Popullore serbe, duke i propozuar një marrëveshje. Qeveria jonë është plotësisht e përkushtuar për të siguruar një tranzicion të lehtë”, tha ai.

Kurti tha se rregullorja e BQK-së nuk synon të dëmtojë asnjë grup të qytetarëve, por mbron të gjithë qytetarët e çdo etnike nga krimi i organizuar, trafikimi i armëve dhe pastrimi i parave./Telegrafi/

Exit mobile version