Site icon Telegrafi

Kurti: Zgjerimi i rrugës Podujevë-Prishtinë përfundon në vitin 2022

Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë inspektuar punimet në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, nga ku premtuan se brenda vitit 2022 do të përfundojnë punimet e parapara.

Kryeministri Kurti tha se si Qeveri zotohen se do të përkrahin ndërtimin e kësaj rruge, e cila lidh Llapin me kryeqytetin, andaj tha se pavarësisht zvarritjes së punimeve, tani e tutje çdo gjë do të shkojë mbarë.

“Jemi bashkë me Bulliqin që ta konstatojmë një zvarritje dhe zhagitje e cila përveç që e dëmshme është edhe e paarsyeshme. Prandaj teksa sektori 2 do të përfundojë deri në fund të vitit 2021, në vitin 2022 ne zotohemi që do t’i përmbyllim komplet punimet dhe gjithçka çka është e nevojshme në mënyrë që kjo rrugë e cila lidh Llapin me kryeqytetin të jetë e përfunduar dhe asisoj njerëzit të mos i kenë këto vështirësi me këtë trafik kaq të dendur, i cili duket si në qendër të Prishtinës e jo këtu ku ndodhemi ne”, tha Kurti, transmeton KP.

Zgjerimi i rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë e njohur edhe si N25, ka filluar në vitin 2016 dhe ishte paraparë që të përfundojë për tri vjet. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 5 vjet kjo rrugë për shkak të pengesave rreth shpronësimeve ende nuk ka përfunduar.

Exit mobile version