Telegrafi

Kurti: Rroftë Sllovenia, Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e saj

Në ditën e pavarësisë së Sllovenisë, kryeministri Albin Kurti, ka publikuar fotografi me ambasadoren e këtij shteti në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Me këtë rast ai ka thënë se Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj.

Tutje, kreu i ekzekutivit është shprehur i bindur që bashkëpunimi dhe thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve.

Në gjuhën sllovene, Kurti në Twitter shkroi: Rroftë Sllovenia.

“Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj. Jam shumë i bindur se bashkëpunimi ynë dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve tona. Naj živi Slloveni!”. /Telegrafi/