Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Instagram ka treguar se paraditën e të dieles e ka shfrytëzuar të furnizohet me artikuj ushqimor në marketet e kryeqytetit.
Ai deklaroi se ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.
“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/