Kryeministri i Kosovës Danimarkë u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në një sulm në qendrën tregtare në Kopenhagë të Danimarkës.
Në një postim në Twitter, i pari i Ekzekutivit vendor ka shkruar se mendimet tona janë prekur për ata që u prekën nga ngjarja e dhunshme.
“Zemrat tona janë për popullin e Danimarkës këtë mbrëmje. Ngushëllime familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur. Kosova qëndron fuqishëm me Danimarkën”, ka shkruar ai.
Policia në Danimarkë tha se disa persona janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në Kopenhagë dhe një person është arrestuar.
Kryeinspektori Soeren Thomassen tha se forcat nuk po përjashtonin mundësinë që incidenti në qendrën tregtare Field, një nga më të mëdhenjtë në Skandinavi, të ishte i lidhur me terrorin.
Mediat lokale kanë raportuar se tre persona janë shtruar në një qendër traume në një nga spitalet kryesore të Kopenhagës.
Numri i saktë i personave të vrarë dhe të plagosur nuk është bërë i ditur zyrtarisht.
Familja mbretërore daneze njoftoi se kishte anuluar një darkë e cila ishte planifikuar për të festuar fazën e hapjes së Tour de France në Danimarkë.