Telegrafi

Kurti: Me qeverisjen e VV-së, fati i të pagjeturve do të gjejë zgjidhje

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Gjakovë vizitoi OJQ ‘Thirrjet e Nënave’.

Në fillim të takimit, kryetarja e kësaj shoqate, Nesrete Kumnova evokoi kujtime të cilat siç tha ajo i kanë ndarë së bashku me Kurtin gjatë rrugëtimit të fatit të të pagjeturve.

Ndërsa Kurti pasi u uroi të gjitha nënave e grave shëndet kujtoi se të vështirë e kanë pasur rrugëtimin në këtë Kosovën e pasluftës.

Kandidati për kryeministër tha se në qeverisjen e Vetëvendosjes fati i të pagjeturve do të gjejë zgjidhje.

Kurti ka vizituar edhe shtëpinë muze në familjen Qerkezi ku është takuar me banoren e vetme të kësaj shtëpie, Ferdonije Qerkezin.