Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një postimi në platformën X, ka bërë të ditur se Qeveria do të fillojë subvencionimin e 70% të pagës bruto për 6 muaj për të fuqizuar të mbijetuarit e dhunës.
Ky vendim i Qeverisë erdhi në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës.
“Të mbijetuarit dhe viktimat e dhunës me bazë gjinore shpesh janë të izoluara financiarisht, duke i bërë ato të prekshme ndaj abuzimeve të mëtejshme. Në ditën tonë të 13-të të aktivizmit kundër dhunës së tillë, qeveria jonë njoftoi se do të subvencionojë 70% të pagës bruto për 6 muaj për të fuqizuar të mbijetuarit përmes punësimit”, ka shkruar kryeministri.
Ndryshe, ditën e sotme u mbajt takimi i parë zyrtar i hapur i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
“Duhet të sigurohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi që të adresojmë gjithë atë sa ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kemi më shumë se 13.000 persona të vrarë gjatë luftës së fundit, mijëra persona të përdhunuar, mijëra të torturuar e të burgosur.” tha kryeministri në fjalën e tij.
Survivors & victims of gender-based violence are often financially isolated, making them vulnerable to further abuse. On our 13th day of activism against such violence, our Govt announced it will subsidize 70% of gross salary for 6 months to empower survivors through employment. pic.twitter.com/bmnGxG5HzA
— Albin Kurti (@albinkurti) December 7, 2023