Telegrafi

Kurti: Qeveria po punon vazhdimisht në sigurimin e vaksinave, vetëm së bashku do ta mundim këtë betejë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi kanë vizituar sot sallën “1 tetori” në Prishtinë, ku ka rinisur procesi i vaksinimit.

Kurti ka thënë se sasia e dozave të vaksinës Pfizer që ka arritur është shpresëdhënëse.

Lexo po ashtu Komisioneri për zgjerim i BE-së viziton sot Kosovën

“Teksa jemi duke punuar çdo ditë të zvogëlojmë pandeminë, kjo sasi e parë e vaksinave Pfizer të dërguar nga BE përveç që është shpresëdhënëse na bënë mirënjohës për angazhimin e BE-së për Kosovën. Kjo simbolikë me shumë vlerë na jep besimin se rrugëtimi i jonë drejt BE është i mbushur me miq, ku sot do të veçoja shtetin austriak që ishte lehtësuese në këtë proces”, tha Kurti.

Kryeministri shoti se duke qenë së bashku mund ta luftojmë pandeminë COVID-19

“Sot po e rifillojmë me qëllim që të mos ndalemi deri sa të arrijmë vaksinimin e 60% të popullsisë. Qeveria është duke punuar vazhdimisht për sigurimin vaksinave. Le të triumfojmë në këtë betejë së bashku dhe sa më parë”, tha Kurti. /Telegrafi/