Kryeministri Albin Kurti ka folur për mbledhjen e qeverisë të mbajtur të shtunën në Prevallë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se qeveria ka draftuar një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë.
Kryeministri ka theksuar se do ketë investime në edukim, ekonomi, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe në drejtësi, që sipas tij këtij janë prioritetet kryesore të qeverisë së tij.
“Sot, qeveria që Kosova e votoi masivisht në zgjedhjet e 6 tetorit e që u votua në Kuvend më 3 shkurt, draftoi një program që do të transformojë jetën e njerëzve. Investime në edukim, hapjen e vendeve të reja të punës, reformën në sistemin juridik, janë disa nga prioritetet tona”, ka shkruar Kurti në Tëitter.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën se në mbledhjen gjithë ditore në Prevallë, janë definuar tri çështje.
Sipas tij, bëhet fjalë për përmbylljen e programit qeverisës 2020 – 2023, diskutimin e problemeve që kanë gjetur në secilën ministri dhe dakordimin për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren.
E përkundër që koalicioni qeverisës, kanë mos pajtime për taksën ndaj Serbisë, në mbledhjen gjashtë ditorë në Prevallë, kjo gjë nuk u diskutua.
Today, the gov. which #Kosova voted massively for on Oct 6 and got elected on Feb 3, drafted a program which will transform people’s lives. Investment in education & the economy to provide jobs & reform of the judiciary to provide justice are the main priorities. #JobsAndJustice pic.twitter.com/uBEdmU8mMb
— Albin Kurti (@albinkurti) February 29, 2020