Telegrafi

Kurti publikoi video para mbledhjes së 100-të të Qeverisë, Tahiri i AAK-së i dërgon mesazh në të njëjtën mënyrë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas videos të publikuar nga kryeministri Albin Kurti pak minuta para fillimit të mbledhjes së 100-të të Qeverisë së Kosovës, ku ftoi qytetarët që ta përcjellin.

Në të njëjtën formë sikurse Kurti, Tahiri i AAK-së përmes videos i ka dërguar një porosi Kurtit duke i thënë se nuk ka vend për analizën e të gjeturave, por për vendime e rezultate.

“E pash që kryeministri e kish postuar një video dhe na tregonte që në mbledhjen e 100-të është duke bërë analizën e gjetjeve. Porosia ime për Qeverinë dhe kryeministrin është që nuk ka vend për analizë të të gjeturave, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë. Përshëndetje nga Strasburgu! “, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/