Telegrafi

Kurti priti Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, theksoi përkushtimin për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në zyrën e tij, priti Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina.

Kryeministri Kurti falënderoi zotin Colomina për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kosovën si dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ai e njoftoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për situatën e sigurisë në vend, për synimet e institucioneve të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Kosovës.

Kurti gjithashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe vullnetin për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë, krah NATO-s dhe partnerëve.

Në takimin me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s dhe ekipin e tij, kryeministri Albin Kurti u shoqërua nga Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.​ /Telegrafi/