Site icon Telegrafi

​Kurti priti në takim sindikalistët e Kombinatit Trepça

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin e Sindikatës së Punëtorëve të Kombinatit Trepça, u trajtua rëndësia e kombinatit të Trepçës, rivitalizimit të prodhimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Aty u konstatua se gjendja në Trepçë është e rënduar si rezultat i neglizhencës dhe keqmenaxhimit që prej pasluftës.

“Të dy palët u pajtuan se është urgjente të vazhdohet puna për gjetjen e modelit dhe zbatimin e vendimeve që fillimisht do të përmirësojnë gjendjen, me qëllim që të arrihet rentabiliteti dhe qëndrueshmëria financiare e që Trepça të bëhet kontribues i zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version